Rrëmbimi dhe vrasja e 14-vjeçares në Maqedoninë e Veriut, Hyseni: Krim makabër, autori të vendoset para drejtësisë

schedule16:37 - 4 Dhjetor, 2023

schedule 16:37 - 4 Dhjetor, 2023

Analisti Blerim, Hyseni në një intervistë në “Balkan Update” foli për ngjarjen e rëndë të shënuar në Maqedoninë e Veriut, ku një 14-vjeçare e cila rezultonte e zhdukur prej gati një jave, u gjet e pajetë nga autoritetet. Pas hetimeve për këtë ngjarje dolën detaje të reja, ku u mësua se i përfshirë në këtë krim ishte edhe babai i 14-vjeçares.

E gjithë ngjarja ishte e organizuar, dhe dyshohet se do t’i merrte para gruas së tij në këmbim të vajzës, dhe për këtë ka bashkëpunuar edhe me persona të tjerë. Autori i dyshuar i këtij krimi është arratisur.

Në këtë intervistë në “Balkan Update”, Hyseni duke e cilësuar si një krim makabër, tha se autori duhet të vendoset sa më shpejt para drejtësisë.

“Është një krim makabër. Personi që është arratisur konsiderohet të jetë edhe autori i kësaj ngjarje të rëndë. Uroj që të zbardhet sa më shpejt. Organet kompetente duhet të insistojnë me çfarëdo mjetit që autori të kthehet në Maqedoni dhe të marrë dënimin e merituar”, tha ndër të tjera ai.

Ndërkohë të përfshirë në këtë vrasje dyshohet të jenë 5 person, konkretisht Vlatko Kekishov është ndaluar dhe i është caktuar masë paraburgimi , Velibor Manev është personi i dytë me paraburgim, Bore Videvski nga Velesi, Vanja Gjorçevska, i cili është babai i së miturës së vrarë, që sipas prokurorit, ka ndihmuar me informacione rreth ndodhjes së vajzës.

Personi i arratisur është Lupço Palevski që dyshohet se është autori i vrasjes.

/abcnews.al/