Kryeministrja italiane Giorgia Meloni zhvilloi në vizitë në Serbi ku u prit nga Presidenti Aleksandër Vuçiç.
Në takimin me kryeministren Meloni, Vuçiç tha se Italia dhe Serbia kanë marrëdhënie jashtëzakonisht të mira ekonomike, duke u shprehur se bashkëpunimi mund të jetë edhe më i madh në të ardhmen.
Nga ana e saj Meloni u shpreh se Europa nuk mund të jetë e bashkuara pa Ballkanin.
“Institucionet evropiane duhet të kryejnë një proces serioz, sa më shpejt të jetë e mundur, për të garantuar ribashkimin në kontekstin shumë kompleks ndërkombëtar në të cilin ne lëvizim. Evropa nuk do të jetë e bashkuar derisa Ballkani Perëndimor të jetë bërë pjesë e saj .”
Sa i përket situatës në Lindjen e Mesme, Meloni nënvizoi: “Në Lindjen e Mesme, të gjithë duhet të punojnë për të parandaluar një përshkallëzim të konfliktit që mund të sjellë pasoja të paimagjinueshme për ne. Italia është shumë e zënë në frontin humanitar, ne kemi dërguar tashmë një nga anijet tona ku është ngritur një spital.
Ndërsa La Republica në një artikull të publikuar lidhur me vizitën e Melonit në Beograd, shkruan se ky takim mes kryeministres italiane dhe presidentit Serb Aleksandër Vuçiç një ditë më parë në Serbi, nuk ishte thjesht një vizitë mirëseardhjeje, por është një vizitë e përgatitur prej një kohe të gjatë.
E përgatitur nga këshilltarët e tij diplomatikë, së bashku me kancelaritë e Francës dhe Gjermanisë dhe Presidentin e Këshillit Evropian Charles Michel, sepse është një pjesë thelbësore e një lloj përgjigjeje diplomatike nga BE për t’i thënë jo lëvizjeve të Rusisë së Putinit , e cila synon t’i vërë flakën Ballkanit për të penguar vendet si Serbia të anëtarësohen në BE dhe aq më tepër në NATO.
/abcnews.al/