Kaosi në Kuvend/ Meçe: Nuk përbën më ngjarje, deputetët e opozitës e duan konfliktin, pretendojnë të bëhen heronj

schedule13:36 - 4 Dhjetor, 2023

schedule 13:36 - 4 Dhjetor, 2023

Analisti Arben Meçe ka komentuar kaosin e shkaktuar këtë të hënë në seancën plenare nga deputetët opozitarë që mbështesnin Sali Berishën. Madje, Flamur Noka dhe Albana Vokshi kanë ndezur flakadanë në Kuvend dhe si pasojë do të referohen në SPAK.

I ftuar në “Tirana Live”, ai ka thënë se ky tension nuk përbën më një ngjarje, pasi është rast i përsëritur dhe nuk sjell asnjë rezultat politikë të drejtë.

Sipas Meçes, është rasti që shteti t’i lërë në rrugën e vetë, pasi Berisha tani këtë mision ka dhe këto vendimmarje nuk janë serioze.

“Nuk ka asnjë arsyetim logjik për hir të vërtetës. Tani këto nuk përbëjnë më një ngjarje, sepse po përsëriten. Dikur një analist u pyet se si mund të kundërshtosh dikë. Edhe ai u përgjigj që nuk ia vlen të kundërshtohet se ai nuk ka argument.

Kjo rrugë nuk ka argument, nuk ka zhvillim dhe as fund. Po bën gati një muaj e ca që po ndodh e njëjta ngjarje, nëse dikur shikonin televizionet se çfarë do të ndodhë, tashmë të gjithë e lexojnë dhe nuk përbën asnjë kuriozitet.

Procedura do të kryhet, po veprimi ligjor në politikë nuk përbën veprim. Në psikologjinë e këtyre njerëzve është që ata e duan konfliktin dhe pretendojnë se do të bëhen heronj. Është rasti për t’i thënë shtetit, lëri në rrugën e vetë. Jemi mësuar, Berisha tani këtë mision ka. Çështja është që këto vendimmarrje nuk janë serioze tani”, u shpreh analisti./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!