Përfundon asfaltimi i segmentit nyja e Shkozetit-mbikalimi i Plepave në Durrës, me një gjatësi prej 4 kilometrash.
Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku inspektoi punime ndërsa theksoi se Durrësi ka nevojë për një mbështetje të veçantë për shkak të shtimit të një numri të madh të projekteve të cilat do të kërkojnë edhe infrastrukturë të posaçme, siç është rasti i Marinës së Durrësit
“Është një punë që e kemi nisur dhe e kemi përfunduar në kohë rekord. Sipas një kërkese të Bashkisë së Durrësit, sigurisht edhe të Ministres Kumbaro, duke qenë se ky segment prej 4 kilometrash, Shkozet-Plepa, konsiderohet me të vërtetë i rëndësishëm për qytetin e Durrësit, i rëndësishëm për turizmin, duke qenë se mbanë të gjithë trafikun veror të turizmit, por nga ana tjetër duhet të kemi parasysh që ky është një segment lidhës përsa i përket të gjithë trafikut që vjen nga Jugu i Shqipërisë dhe drejtohet drejt Tiranës.
Durrësi ka nevojë për një mbështetje të veçantë për shkak të shtimit të një numri të madh të projekteve të cilat do të kërkojnë edhe infrastrukturë të posaçme, siç është rasti i Marinës së Durrësit. Aty ka nisur puna tashmë. Nga ana tjetër, jemi në prag të nisjes së garës ndërkombëtare për portin e ri në Porto Romano, kështu që të gjitha këto projekte të mëdha do të jemi të detyruar edhe ne që ti përgjigjemi me infrastrukturë mbështetëse, qoftë kjo rrugore apo hekurudhore.’- u shpreh Balluku.