UEFA ka publikuar rezultatet pas votimit të fansave për golin më të bukur të kualifikueseve të “Euro 2024”. Dy futbollistët e Kombëtares shqiptare, Jasir Asani dhe Kristjan Asllani, janë renditur në podium.
Sulmuesi anësor i Kombëtares sonë, Asani, është renditur i dyti me vota për perlën kundër Polonisë në “Air Albania”. Ndërsa mesfushori Asllani i treti për “silurën” e realizuar në transfertë kundër Ishujve Faroe.
Vendin e parë e ka zënë lojtari i Kazakistanit, Askhat Tagybergen, me golin e shënuar me një “predhë” kundër Danimarkës./ h.ll/abcnews.al
View this post on Instagram