Historiani Paskal Milo ishte i ftuar këtë të martë në emisionin “Provokacija” të gazetarit Mustafa Nano. Pasi u pyet nga moderatori, Milo shpjegoi diferencën mes shkrimit dhe rishkrimit të historisë.
Paskal Milo: Ka një diferencë të madhe rikonceptuale që duhet bërë dallimi. Diferenca është kjo. Historia si ngjarje dhe si fenomen ndodh vetëm një herë, në një kohë të caktuar, në një vend të caktuar në një rajon të caktuar. Ky është koncepti i të bërit të historisë, ngjarja ka ndodhur vetëm njëherë.
Mustafa Nano: Ka njerëz që e shohin ndryshe?
Paskal Milo: Kjo është rishkruarje e historisë. Mund ta rishkruash, është e drejtë e historiografisë që ta rishkruajë herë pas herë. Breza historianësh e shikojnë një ngjarje historike të ndodhur në këndvështrime të reja. Në përputhje me kohën, me të rejat dokumentare që mund të dalin. Një ngjaje historike nuk kapet në një këndvështrim të caktuar. Ka këndvështrim politik, këndvështrim ekonomik, ka këndvështrim kulturor, ushtarak etj.
Sipas Milos, edhe historiografia shqiptare e periudhës së komunizmit ka merita të mëdha. Edhe pse ndonjëherë kalohet në ekstrem, Milo tha se deri deri në vitin 1944 nuk kishim veçse disa studime fillestare. Kishim institut të studimeve shqiptare./abcnews.al