Ole Gunnar Solskjaer nuk është në pozita të qeta. Trajneri i Manchester United bëri një nisje të shkëlqyer si trajner i “Djajve të Kuq”, duke fituar 14 ndeshje, barazuar dy dhe humbur vetëm një. Kjo formë e shkëlqyer i fitoi dhe vendin e punës teknikut norvegjez, pasi fillimisht ishte si trajneri i përkohshëm.
Por që nga firma e tij për t’u bërë trajner i Manchester United, forma e “Djajve” ka qenë skandaloze. Në 23 ndeshjet e fundit, United ka marrë vetëm 5 fitore, 7 barazime dhe është mposhtur 11 herë. Kjo rënie drastike ka ngritur shumë pikëpyetje mbi Solskjaer, i cili më parë në karrierën e tij, ra nga kategoria me Cardiff City.
Max Allegri është në pritje të një ofertë konkrete nga drejtuesit e Manchester United, me tekniku italian që prej muajsh po mëson gjuhën angleze. Stoli i “Djajve të Kuq” nuk ka qenë kurrë kaq shumë në lëkundje dhe kjo situatë kaotike, pritet të vazhdojë për muaj të tërë./abcnews.al