Një sërë zyrtarësh janë larguar nga një seancë e takimit të ministrave të OSBE-së ndërsa ministri i jashtëm rus Sergei Lavrov nisi fjalimin. Ministri rus u tha homologëve të tij se OSBE-ja është në buzë të një gremine dhe se Perëndimi po shkatërron të gjitha shanset për të ringjallur grupin.
Ministri i Jashtëm çek, Jan Lipavsky, shkroi në rrjetet sociale se “nuk e dëgjoi fjalimin e ministrit të jashtëm rus në Shkup”, dhe është larguar menjëherë pas nisjes së fjalimit.
Projev ruského ministra zahraničí jsem si ve Skopje neposlechl. Považoval jsem za přínosnější, aby byl v tu chvíli v sále náš kolega, který má na starosti monitoring dezinformací.
— Jan Lipavský (@JanLipavsky) November 30, 2023
Këshilli Ministror i OSBE-së do të diskutojë mbi sigurinë në rajonin e Europës, Amerikës Veriore dhe Euroazisë, mbi luftën kundër korrupsionit, sundimin e ligjit dhe çështje të tjera.
Takimi do të përfundojë të premten, 1 dhjetor, me nënshkrimin e një deklarate të përbashkët.
/abcnews.al