“Vrastar” para portës, “bomberi” meksikan i dëshiruari i “gjigantëve” të Evropës

schedule10:56 - 29 Nëntor, 2023

schedule 10:56 - 29 Nëntor, 2023

Kur bëhet fjalë për sulumues potentë në majën e sulmit, një nga “bomberët” më në formë të momentit, padyshim që është është dhe 22-vjeçari meksikan i holandezëve të Feyenoord, Santaiago Gimenez.

I njohur ndryshe me nofkën, “El Bebote”, foshnja në spanjisht, “ylli” i sulmit është kthyer në një “makineri” të vërtetë golash para portës, teksa po arrin të shënojë javaë pas javë në çfarë do lloj kompeticioni apo çfarëdo lloj kundërshtari, që i del përpara.

Me plot 18 gola dhe 3 asistime, në vetëm 15 përballjet e para me fanellën e Feyenoord, këtë sezon, Gimenez ka mahnitur një sërë “gjigantësh” të futbollit evropian, si dy ekipet e Londrës, Tottenham e Arsenal, “galaktikët” e Real Madrid, si dhe “zikaltërit” e Inter” e me një klauzolë prej 38 milionë eurosh, “El Bebote” mund të kthehet në një objketiv lehtësisht të arritshëm për këto skuadra në merkaton e dimrit. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!