Rama për negociatat: Mjafton një JO që të rrëzojë të gjithë PO-të e të tjerëve

schedule13:42 - 15 Tetor, 2019

schedule 13:42 - 15 Tetor, 2019

Kryeministri Edi Rama me anë të një videomesazhi në facebook ka përcjellë mesazhin se negociatat dhe vendimi i BE-së në 18 tetor nuk ka të bëjë me detyrat e Shqipërisë por me një vendimmarrje brenda BE.  “Shqipëria ka bërë më tepër se detyrat e shtëpisë”,  përcolli Rama.

“Mjafton një jo që të rrëzojë të gjithë po-të e të tjerëve. Vendimmarrja e 18 tetorit nuk ka të bëjë më ate që kemi bërë apo nuk kemiu bërë ne. Askush nuk e di se cfarë do të ndodhë më 18 tetor. Ne kemi bërë më shumë se detyrat e shtëpisë. Kemi dalë të kapërcejmë pengesat në Bundestag. Për pak ditë ne mësojmë vendimin por cilido që të jetë ai ne do të vazhdojmë luftën për të përmirësuar jetën e fëmijëve tanë”, tha kryeministri./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!