Filmi “Barbie” fitoi zemrat e shumë shikuesve në mbarë botën këtë vit. Kjo u reflektua veçanërisht në fitimet e përfituara gjatë një kohe të shkurtër.
Fitimet e filmit janë aktualisht 1.4 miliardë dollarë. Prandaj, pas një kohe të gjatë, tre filmat më të mirë të vitit nuk janë filma me superhero.
Disa po parashikojnë se ne mund të shohim një vazhdim të “Barbie 2”, por kjo, të paktën tani për tani, është larg nga e vërteta. Edhe aktorja kryesore Margot Robbie mendon se një vazhdim nuk është i nevojshëm.
Kështu ka thënë ajo në një intervistë të fundit për “Associated Press”. “Mendoj se bëmë më të mirën në këtë film. Nuk e bëmë me qëllimin për të krijuar një trilogji apo diçka të tillë. Greta tregoi gjithçka në këtë film dhe nuk mund ta imagjinoj se çfarë do të ndodhë më pas“, tha Margo./abcnews.al