Një video e një grupi azilkërkuesish që tentojnë të kalojnë në Finlandë me biçikleta në temperatura -10 gradë, nga pikëkalimi kufitar më verior me Rusinë po bën xhiron e rrjeteve sociale.
Videoja e postuar në Platformën X tregon një grup refugjatësh në pikën e vetme të hapur kufitare të Rusisë me Finlandën. Finlanda ka akuzuar Moskën për “luftë hibride”, që do të thotë se ajo po i çon qëllimisht emigrantët nga vende si Jemeni dhe Siria në kufijtë e dy vendeve në mënyrë që të hakmerret ndaj Helsinkit për anëtarësimin në NATO në prillin e kaluar dhe forcimin e bashkëpunimit ushtarak me SHBA.
Rusia ka hedhur poshtë akuzat dhe ka thënë se është e gatshme të punojë me Finlandën për të arritur një marrëveshje për çështjen e kufirit. Por Helsinki mbylli të premten të gjitha pikat kufitare, përveç asaj më veriore, Raja-Jooseppi, duke këmbëngulur se do të respektonte angazhimet e tij për të lejuar hyrjen e azilkërkuesve që kërkojnë mbrojtje sipas traktateve ndërkombëtare dhe ligjit të BE-së.
Единственный открытый (с 11-15) пограничный пункт на севере Финляндии, в 240 км от Мурманска. Сегодня там -10С, из России прибыли просители убежища.
pic.twitter.com/8C7Jy5zlBH— распад и неуважение (@VictorKvert2008) November 25, 2023
Në video, disa dhjetëra azilkërkues me biçikleta mund të shihen duke pritur në peizazhin me dëborë, me median finlandeze Raja duke theksuar se autoritetet kanë lejuar tre burra nga Siria dhe Afganistani të hyjnë në vend.
Njëri prej tyre, Moyad Salami, tha për median finlandeze Yle se autoritetet ruse i ndihmuan ata të shkonin në kufi.
Sipas Mikko Kinunen nga Ministria e Jashtme e Finlandës, Rusia po i përdor emigrantët si armë me qëllim “të ndajë shoqëritë perëndimore dhe të shkaktojë probleme dhe të na bëjë të rimendojmë mbështetjen tonë për Ukrainën”.
/abcnews.al