Rebelët sulmojnë luftanijen amerikane, lëshojnë dy raketa balistike

schedule12:22 - 27 Nëntor, 2023

schedule 12:22 - 27 Nëntor, 2023

Një incident i rëndë është regjistruar në ujërat pranë Jemenit, ku rebelët Houthi kanë lëshuar raketa në drejtim të luftanijes amerikane, në një përshkallëzim të theksuar të situatës me forcat amerikane në Lindjen e Mesme.

Sipas asaj që shkruajnë mediat amerikane nga ku sulm nuk pati viktima apo persona të plagosur në radhët e marinës. Luftanija amerikane i ishte përgjigjur thirrjes së bërë nga një anije që ishte rrëmbyer nga individë të armatosur disa ditë më parë.

Kjo anije e njohur me emrin Central Park kishte një cisternë në bordin e saj dhe ishte e ngarkuar me acid fosforik në momentin kur u sulmua nga një ent i panjohur.

Luftanija Amerikane e njohur me emrin USS Mason i ishte përgjigjur thirrjes për ndihmë dhe kishte kërkuar lirimin e anijes që mbante acid fosforik. Luftanija amerikane kishte ndjekur anijen e rrëmbyer deri sa sulmuesit e saj u dorëzuan dhe u larguan nga bordi i saj më një varkë të vogël.

I gjithë ekuipazhi që ishte marrë peng u shpëtua nga ndërhyrja e luftanijes dhe marinasve amerikanë dhe anija është e padëmtuar. Rebelet Houthi kishin publikuar në rrjetet sociale momentet e rrëmbimit të anijes që mbante të ngarkuar cisternën me acid fosforik.

/abcnews.al