Shumë shkolla në Bruksel dhe rajonin Brabant do të qëndrojnë të mbyllur gjatë ditës së sotme për shkak të një alarmi për bombë të dielën në mbrëmje.
Sipas Reuters, organi i administratës Wallonie-Bruxelles Enseignement njoftoi se 27 shkollat po inspektohen nga policia, ndërsa gjatë ditës së sotme priten detaje të mëtejshme.
Në fillim të këtij muaji, disa shkolla brenda dhe jashtë Brukselit u evakuuan për shkak të kërcënimeve me bombë.
/abcnews.al