E solli në La Liga, Granada e Uzunit shkarkon trajnerin

schedule20:58 - 26 Nëntor, 2023

schedule 20:58 - 26 Nëntor, 2023

Goli i Myrto Uzunit nuk i mjaftoi Granadës për të marrë të paktën një pikë në transfertën ndaj Alaves dhe tashmë ka ardhur vendimi. Granada ka marrë vendimin për të shkarkuar trajnerin valencian Paco López pas një fillimi të sezonit shumë larg pritshmërive, në të cilin bardhekuqtë kanë mundur të fitojnë një ndeshje të vetme.

Para pushimit, klubi andaluzian kishte konfirmuar në detyrë Paco Lopez, por humbja e dhimbshme ndaj Alavés, një rival i drejtpërdrejtë dhe me skuadrën pa argumente për të konkurruar, ka përshpejtuar ngjarjet, duke çuar në largimin e trajnerit. Tashmë zëvendësuesi i tij do të jetë uruguajani Alexander Medina, i cili nuk ka përvojë në Evropë.

Paco Lopez zbarkoi në Granada vitin e kaluar me misionin për të ringjallur një ekip të paqartë, i cili po largohej rrezikshëm nga lufta për promovim. Trajneri mundi të shtrydhte mirë burimet dhe të kthente situatën për të vulosur direkt rikthimin e bardhekuqve në kategorinë e lartë.

Por pas ekstazës së ngjitjes do të shfaqeshin problemet e para. Kalendari eci përpara dhe rezultatet nuk erdhën. Me vetëm një fitore në 14 javë, skuadra nuk ishte në gjendje të rikuperohej, duke treguar një dobësi në mbrojtje që Paco Lopez nuk ka mundur ta zgjidhë. Për t’i shtuar kripë plagës, Granada u eliminua nga Kupa për shkak të një gabimi në protokoll./ h.ll/abcnews.al