Reshjet mbushin Fierzën/ Në pak javë niveli i ujit rritet me gati 7 metra. KESH eksporton 2 milionë euro energji

schedule15:07 - 25 Nëntor, 2023

schedule 15:07 - 25 Nëntor, 2023

Reshjet intensive të rëna gjatë javëve të fundit kanë përmirësuar ndjeshëm situatën energjitike në vend. Vetëm në pak jave niveli në Fierzë është rritur me gati 7 metra duke arritur në rreth 275 metra. Ne kaskaden e Drinit situata paraqitet e qetë, ku për shkak të prurjeve të konsiderueshme të liqenit të Komanit dhe Vaut të Dejës i gjithë prodhimi i energjisë mbulohet nga këto dy Hec-e. Aktualisht Fierza është në prodhim zero për të bërë të mundur akumulimin e prurjeve dhe rritjen e rezervës energjetike.

Niveli ne Koman eshte 171.17 m dhe Vau Dejes 73.63 m.Edhe prurjet kanë qenë më të larta. Aktualisht ato rezultojnë 374 m3 në second nga 207 m3 që ishin më parë.Kjo ka bërë që podhimi vendas i energjisë të plotësojë nevojat për konsum në vend dhe njëkohësisht të nisë eksportin për muajin dhjetor.Korporata Elektroenergjitike Shqiptare ka publikuar proçedurën për shitjen e energjisë elektrike për periudhën 27-3 dhjetor.Sipas të dhënave për një javë KESH do të shesë 18.600 megavator energji elektrike me një çmim prej 117.35 eurosh për megavator.Nga eksporti energjisë përgjatë javës së fundit Korporatat Elektroenergjitike Shqiptare do të përfitojë rreth 2 milion euro.

Sipas të dhënave të fundit të INstat Situata energjitike në vend ka qene pozitive edhe gjatë periudhës korrik-gusht-shtator.Sipas të dhënave të Instat prodhimi neto i energjisë elektrike në këtë periudhë u rrit me 17,5 %, duke arritur vlerën 1.6 mln Gwh nga 1.3 mln Gwh energji të prodhuar në tremujorin e tretë të vitit 2022. Ky prodhim u realizua nga hidrocentralet publike.Si rezultat Importi bruto i energjisë elektrike shënoi një rënie me 33,9 %. Ndërkohë për shkak të periudhës së verës dhe temperaturave të larta konsumi i energjisë ka pasur një rritje të lehtë. Përdorimi i energjisë elektrike nga konsumatorët, në tremujorin e tretë të vitit 2023, u rrit me 4,7 %./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!