“Panik” te Barça, Xavi humb shërbimet e “gardianit” të portës

schedule15:28 - 24 Nëntor, 2023

schedule 15:28 - 24 Nëntor, 2023

Kur na ndajnë vetëm katër ditë nga përballja e fazës së grupeve, të UEFA Champions League, ndaj “Dragonjve” të Porto, portieri i “katalanasve” të Barcelona, Marc-Andre ter Stegen është në dyshim për pozicionin e titullarit.

Sipas raportimeve më të fundit, të mediumeve spanjolle,  tekniku Xavi nuk do të rrezikojë në ndeshjen kundër Rayo Vallecano me “gardianin” gjerman, me “blaugranat”, që do të përballen me skuadrën e Ivan Balliut të shtunën, në orën 14:00, në sfidën e vlefshme për javën së 14-të të La Liga.

Ter Stegen u kthye nga skuadra e Gjermanisë me dhimbje shpine dhe nuk është stërvitur ende këtë javë dhe opsioni më i mundshëm është që lojtari të udhëtojë në Madrid, por titullar të jetë Inaki Pena. /i.m /abcnews.al