Ndarja nga jeta e mjeshtrit të humorit, reagon Rama: Lamtumirë i dashur Zef

schedule12:21 - 24 Nëntor, 2023

schedule 12:21 - 24 Nëntor, 2023

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për ndarjen nga jeta të artistit të mirënjohur shkodran, Zef Deda. Në një postim në rrjete sociale, teksa ka postuar një foto të aktorit, kryeministri shkruan:

“Lamtumirë i dashur Zef”. Mjeshtri i madh i humorit, që ka spikatur me shumë role, ndërroi jetë këtë të premte në Shkodër nga një sëmundje e rëndë, nga e cila vuante prej kohësh.

Deda, një nga komedianët më të mirë, është cilësuar edhe si Charlie Chaplin i Shqipërisë. Me një shkathtësi dhe me një plastikë të shkëlqyer psiko-fizike ai arriti të realizojë qindra figura artistike./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!