Pas barazimit, 2 me 2, ndaj Lushnjes dhe humbjes 2 me 1, nga Apolonia, skuadra e Vorës është rikthyer te fitorja, duke mundur mesditën e kësaj të enjteje, Besën në “shtëpinë” e këtyre të fundit, me rezultatin minimal, 0 me 1, në përballjen e fundit, të vlefshme për javën e 12-të të Kategorisë së Parë të futbollit, në Shqipëri.
Për fitoren e Vorës mendoi 20-vjeçari paraguajan, Ariel Peralta, i cili me golin e shënuar në minutën e rikthen te triumfiet, djemtë e teknikut, Klodian Arbri, duke u rikthyer sërish në zonën “play off”, për ngjitjen në Kategorinë Superiore.
Kështu, pas këtij triumfi, Vora shkon në kuotën e 22 pikë dhe mbetet sërish në vendin e 5-të, kësaj here, vetëm 2 pikë më pak se Flamurtari e Apolonia, si dhe 3 pikë më pak se AF Elbasani i vendit të 2-të, ndërsa ka krijuar një shkëputje prej 7 pikësh, nga Korabi i vendit të 6-të, ndërsa Besa mbetet në vendin e 9-të të renditjes, me vetëm 10 pikë. /i.m /abcnews.al