Katari: Armëpushimi mes Izraelit dhe Hamasit do të fillojë nesër në orët e para të mëngjesit

schedule15:22 - 23 Nëntor, 2023

schedule 15:22 - 23 Nëntor, 2023

Armëpushimi i përkohshëm mes Izraelit dhe Hamasit do të fillojë nesër në orën 7 të mëngjesit, ka njoftuar Ministria e Jashtme e Katarit. Duke folur në një konferencë për shtyp në Doha, një zëdhënës i ministrisë tha se grupi i parë i pengjeve do të dorëzohet në orën 16:00.

Dr Majed al Ansari tha se grupi i parë përbëhet nga 13 persona duke theksuar se familjeve do t’u jepet përparësi.

Ai tha se takimet mes të dyja palëve shkuan “shumë mirë” dhe vazhduan deri në orët e para të mëngjesit të sotëm.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!