Mashtrohet ish-lojtari i Barcelonës, banka i “gllabëron” 13 milionë euro

schedule15:21 - 22 Nëntor, 2023

schedule 15:21 - 22 Nëntor, 2023

Fati i keq për Arda Turan, i cili shtu si futbollistët dhe ish-lojtarët e tjerë të kampionatit turk, raportoi se ishte mashtruar nga një bankë në Stamboll.

“Të gjitha kursimet e mia humbën në një çast”, shpjegoi ish-lojtari i Barcelonës, duke akuzuar drejtpërdrejt Secil Erzan, drejtor i një dege banke në kryeqytetin turk.

“Më mashtroi duke më thënë se po të investoja në atë fond do të fitoja, por në fakt humba më shumë se 13 milionë euro, të gjitha paratë që kisha fituar me punë gjatë shumë viteve u zhdukën papritur”, tha Arda Turan./h.ll/abcnews.al