Ministri ukrainas i Financave tha sot se Bashkimi Europian ka miratuar një pakete shtesë prej 1.5 miliardë eurosh për vendin. Qeveria e Ukrainës ka marrë 16.5 miliardë euro nga Bashkimi Europian në vitin 2023 dhe ministria shpreson se ndihma shtesë do të dërgohet në dhjetor.
“Bashkimi Europian mbështet në mënyrë të palëkundur Ukrainën. Ne kemi miratuar 1.5 miliardë euro ndihma, që përbën një total prej 83 miliardë që nga fillimi i pushtimit.
Më pas, Komisioni Europian paraqiti një propozim për të vazhduar ndihmën në vitet në vijim në 50 miliardë të tjera, duke përfunduar në vitin 2027”, tha presidentja e Komisionit Europian.