Lufta Izrael-Hamas/ Armëpushimi fillon nesër, Izraeli pret lirimin e pengjeve të para

schedule12:20 - 22 Nëntor, 2023

schedule 12:20 - 22 Nëntor, 2023

Nënkryetari i zyrës politike të Hamasit, Musa Abu Marzouk, njoftoi se armëpushimi si pjesë e marrëveshjes për lirimin e pengjeve do të fillojë në orën 10 të mëngjesit nesër.

Ndërkohë, Izraeli pret nesër, pengjet e para që do të lirohen nga Hamasi nga Rripi i Gazës sipas marrëveshjes së ndërmjetësuar nga Katari.

Qeveria izraelite ka miratuar një marrëveshje që parashikon lirimin e 50 prej rreth 240 pengjeve të mbajtura nga Hamasi në Rripin e Gazës në këmbim të lirimit të 150 të burgosurve palestinezë dhe një armëpushim katërditor.

Hamasi deri më tani ka liruar katër pengje: shtetasit amerikanë Judith Raanan, 59 vjeç, dhe vajzën e saj Natalie Raanan, 17 vjeç, më 20 tetor, duke përmendur “arsye humanitare”, dhe izraelitët Nurit Cooper, 79, dhe Yoseded Lifsic, 85 vjeç.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!