Shorti i “EURO 2024” po afron, UEFA bën publike katër vazot, Shqipërinë e pret “grupi i ferrit”

schedule12:03 - 22 Nëntor, 2023

schedule 12:03 - 22 Nëntor, 2023

Kroacia ka qenë kombëtarja e fundit që i ëhstë bashkuar listës së skuadrave që kanë siguruar kualifikimin në EURO 2024. Kështu, është plotësuar numri me 21 skuadrat e kualifikuara, ndërsa tre të tjera do t’u shtohen pas fazës së play-off, për të formuar 24 ekipet që do të marrin pjesë në turne.

Duket qartë që vazoja e parë mban skuadrat e mëdha, me Gjermanin, Portugalinë, Francën, Spanjën, Belgjikën dhe Anglinë.

Në të dytën, ndodhet Danimarka, Hungaria, Austria, Shqipëria, Turqia dhe Rumania. Në vazon e tretë ndodhet Skocia, Sllovakia, Çekia, Sllovenia, Holanda dhe Kroacia. Ndërsa në vazon e fundit, Italia, Zvicra, Serbia dhe tre fituesit e fazës play-off.

Shqipëria pritet të ketë një grup tepër të vështirë, ku me shumë gjasa nuk do të shmanget dot “grupi i ferrit”./h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!