Numri i të lënduarve nga shpërthimi i granatës së dorës në tregun e kafshëve në Prizren ka shkuar në 10. Shefi i Emergjencës në Prizren, Hekuran Veçgishti theksoi për mediat vendase se pesë prej tyre kanë dalë nga spitali ndërsa pesë të tjerët janë dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Ai shtoi që gjendja e pesë të plagosurve të transferuar në QKUK, të cilët kanë marrë plagë në pjesë të ndryshme në qafe dhe gjoks, është megjithatë e qëndrueshme. Më herët u raportua se policia ka arritur të identifikojë tre personat e dyshuar të ngjarjes, të cilët janë shpallur në kërkim./abcnews.al