“E çuditshme të punoj me Lampard, po më ndihmon shumë”

schedule18:27 - 14 Tetor, 2019

schedule 18:27 - 14 Tetor, 2019

Braziliani Willian e pranon që është pak e çuditshme të luajë nën drejtimin e ish-shokut të skuadrës, Frank Lampard. Ai e thekson se anglezi i ka pasur aftësitë e duhura për t’u bërë një trajner i madh.

Dyshja ka luajtur së bashku për një sezon në “Stamford Bridge”, kur William u trasferua te Chelsea në vitin 2013. “Ai ka qënë një lojtar inteligjent, një nga më të mirët në rolin e tij”, – deklaron braziliani për sajtin e klubit.

“Është pak e çuditshme, më duhet ta pranoj, por unë jam shumë i lumtur që po punoj me të përsëri. Ai më ka dhënë besimin për të luajtur, do që unë të jem i lumtur. Loja e mirë e imja në ndeshjet e fundit i dedikohet vëtëm atij”,- shton braziliani.

“Stili i lojës mendoj që më ka ndihmuar shumë. Liria që Frank më ka dhënë është po aq e rëndësishme. Unë mund të lëviz mes dy linjave, nuk kam pse të rri vetëm në krahun e djathtë”,- përfundon 31-vjeçari. Braziliani ka fituar 2 Premier League, FA Cup, League Cup dhe Europa League me fanellën e Chelsea-t. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!