Interi nuk do të ketë të gatshëm Alexis Sanchez për plot tre muaj. Sulmuesi mbeti i dëmtuar në sfidën mes Kilit dhe Kolumbisë. Shtatshkurtri dëmtoi kaviljen e tij të majtë dhe pas analizave të para, mendohej se Sanchez e ka mbyllur vitin 2019.
Analiza të tjera janë kryer sot dhe Sanchez do të mungojë edhe për muajin janar. Plot tre muaj do të mungojë sulmuesi i Interit, si dhe disa javë të tjera rikuperim. Tashmë, Conte duhet të shikojë për alternativa tjera si partner i Lukakut.
Skema e tij 3-5-2 kërkon një sulmues kryesor dhe një të shpejtë pas tij. Me Sanchez jashtë, me shumë gjasa do t’i besohet Lautaro Martinezit, i cili ka kluar një formë të mirë në këtë fillim sezoni./abcnews.al