Christian Eriksen është lojtari që do të jetë në qendër të vëmendjes në merkaton e janarit. Mesfushori danez është në vitin e fundit të kontratës me Tottenham Hotspur dhe në janar, ka mundësinë të nënshkruajë me cilëndo skuadër që preferon, për t’iu bashkuar me parametra zero në verë.
Fantazisti lidhej ngushtë me një kalim te Real Madrid gjatë verës, por kjo marrëveshje nuk u konkretizua. Përveç “Los Blancos”, janë dhe dy skuadra të tjera në garë për numrin 23 të “Gjelave” londinezë.
Bëhet fjalë për Manchester United dhe Bayern Munchen. “Djajtë e Kuq” e duan me doemos Eriksen në skuadër, pasi i druhen një largimi të Paul Pogba drejt Realit të Madridit. Gjithashtu, edhe bavarezët janë të interesuar për firmën e Eriksen, i cili tundohet të provojë një aventurë të re jashtë Premier League../abcnews.al