Bayern Munich kërkon të përforcojë mbrojtjen, piketohet lojtari i Manchester United

schedule15:32 - 21 Nëntor, 2023

schedule 15:32 - 21 Nëntor, 2023

Të vendosur për të përmirësuar performancën në repartin e mbrojtjes, Bayern Munich ka vënë në fokus francezin Raphael Varane. “Djajtë e Kuq” nuk e përjashtojnë mundësinë që t’i japin një çmim të përballueshëm edhe pse paga e tij mund të jetë e kripur për bavarezët.

Në fakt, Bayern Munich është duke menduar për dy emra, pra edhe një plan B në rast se marrëveshja me Varane dështon. Kjo pasi duhet negociuar edhe paga me lojtarin, pasi ai fiton aktualisht te Manchester United rreth 17 milionë euro në sezon.

Pra, në rast se ky operacion dështon, Bayern do të hedhë sytë mbi Takehiro Tomiyasu, një lojtar me karakteristika të përgjithshme, pra mund të aktivizohet si qendërmbrojtës, por edhe si anësor./h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!