Dy persona u vranë dhe gjashtë u plagosën si pasojë e sulmeve me raketa gjatë natës në rajonin Donetsk të Ukrainës lindore, njoftoi sot ministri i brendshëm i Ukrainës.
Ndërsa Forcat Ajrore të Ukrainës njoftuan se mbrojtja ajrore e vendit rrëzoi një raketë dhe 9 nga 10 dronë të lëshuar nga Rusia gjatë natës. Ministri i Brendshëm ukrainas Viktor Klymenko tha se raketat ruse goditën një spital në qytetin Selindove dhe një minierë qymyri.
“Dy ndërtesa spitalore janë dëmtuar, gjashtë civilë janë lënduar. Mund të ketë viktima nën rrënoja, hetimet po vazhdojnë”, tha Klimenko.
/abcnews.al