“Detyrim paraqitje” vendosi Gjykata e Tiranës për tre banorët e Unazës së Re pas protestave të zhvilluara mbrëmjen e së premtes. Prokuroria i akuzoi ata për “Organizimi të paligjshme” si dhe bllokimi i rrugës “Teodor Keko”.
Pas tre orësh, Gjykata Penale e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për tre banorë të Unazës së Re, të cilët u arrestuan mbrëmjes së të premtes. Vendimi i Gjykatëses Rexhina Merlika ishte pa praninë e medias. Po kështu askush nga të afërmit e Tomor Gjatës, Eduard Ferhatit dhe Ruzhdi Dacit nuk u lejuan në sallën e gjyqit.
Gjatë seancës ka pasur debate ndërmjet prokurorit të cështjes dhe avokatit të të ndaluarve, ku akuza kërkoi “arrest me burg” por që u hodhën poshtë nga gjykata.
Jordan Daci në përfundim të seancës theksoi se të mbrojturit e tij nuk kanë shkeluar asnjë ligj për protestën e përditshme të organizuar në Unazëne Re.
Banorët e Unazës së Re bënë edhe një peticion kundër ambasadorit të OSBE-së, Bernd Borchardt, ku për ABC Neës ata shprehen se do t’ia dërgojnë përfaqësive diplomatike në Tiranë.
Me interes pritet masat sigurisë për 10 të arrestuarit e protestët së të dielës. Mes tyre është edhe ish-Deputeti Klevis Balliu, i cili prangos bashkë me 9 banorë te tjerë të Unazës së Re.
/abcnews.al