Legjendarët Bon Jovi janë rikthyer me këngën e tyre të re të Krishtlindjeve ‘Christmas Isn’t Christmas’ të publikuar nga Island Records. Grupi regjistroi këngën e re në një kishë në Nashville dhe kjo është puna e tyre e parë që nga përfundimi i albumit të 15-të të titulluar “2020”. Është kënga e parë që ata kanë publikuar që nga tetori i vitit 2020.
Në postimin e tij në Instagram, këngëtari i grupit legjendar të rock-ut Jon Bon Jovi zbuloi se “Krishtlindjet nuk janë Krishtlindje” është një këngë që ai e ka shkruar dy vite më parë dhe ia ka kushtuar prindërit e tij që ishin të sëmurë dhe fëmijëve të tij.
“Për ndjenjën se Krishtlindjet nuk janë vërtet Krishtlindje pa TY, gjë që mund të sjellë shumë kujtime për njerëzit”, tha ylli i rock-ut përmes videos që shpërndau dhe shtoi. “Më pëlqen gjithashtu ta kthej atë në mënyrë që të dini se për shkak të jush, Krishtlindja ËSHTË Krishtlindja.”
View this post on Instagram
Sipas People, këngëtari fitues i çmimit GRAMMY do të nderohet si Personi i Vitit 2024 në Gala-në e 33-të Vjetore të Bamirësisë të MusiCares të Akademisë së Regjistrimit më 2 shkurt 2024, për kontributin e tij në muzikë dhe filantropi./abcnews.al