VIDEO/ “Furia roja” sërish në avantazh, Ferran Torres nderon spanjollët

schedule22:04 - 19 Nëntor, 2023

schedule 22:04 - 19 Nëntor, 2023

Me fillimin e pjesës së dytë, “La furia roja” spanjolle është hedhur në sulm në kërkim të golit të avantazhit, gol të cilin e ka gjetur në minutën e 55′-të të sfidës, duke marrë sërish në duar kreun e grupit A.

Një krosim fantastik i Jose Gaya kapet bukur nga “fantazisti” i “katalanasve” të Barcelona, Ferran Torres, i cili me një goditje potente mposht portierin Mamardashvili, duke e çuar topin në rrjetë. Rezultati shkon në 2 me 1. /i.m /abcnews.al 

SHIKONI GOLIN: