Vendimi i teknikut, Sylvinho për të lënë jashtë listës së grumbullimeve, për dy sfidat, ndaj Moldavisë e Ishujve Faroe, “bomberin” e “bluve” të Chelsea, Armando Broja lindi jo pak dyshimet se me talentit të sulmit nga Malësia e Madhe dhe teknikut Sylvinho ka një “përçarje”, mirëpo kjo gjë nuk është aspak e vërtetë.
Mirëpo, duket se e vërteta nuk është aspak kështu. Me anë të një postimi në profilin e tij zyrtar, në Instagram, Broja thekson se nuk ka asnjë përçarje mes tij dhe Kombëtares ashtu siç është pretenduar së fundmi në media, teksa shton se mungesa e tij te “kuqezinjtë”
Më tej në “letrën” e tij publike, “bomberi” 21-vjeçar shprehet se ai dhe trajneri Sylvinho e respektojnë njëri-tjetrin, ndërsa nuk mungoi një falenderim i “yllit” të “bluve” për kualifikimin në Europianin e vitit 2024 që zhvillohet verën e ardhshme në Gjermani. /i.m /abcnews.al
Postimi i plotë i Brojës: