VIDEO/ Mbyllet grupi G, Hungaria “përmbys” Malin e Zi për vendin e parë, Serbia ngec ndaj Bullgarisë

schedule16:58 - 19 Nëntor, 2023

schedule 16:58 - 19 Nëntor, 2023

Grupi G është grupi i parë, që ka përfunduar të gjitha sfidat e vlefshme për fazën kualfikuese të Kampionatit Botëror të futbollit, Euro 2024, me Hungarinë e Serbinë, që janë zyrtarisht pjesë e fazës së grupeve të kompeticionit më të rëndësishëm, në nivelin e përfaqësueseve, në “kontinentin e vjetër.

Kështu, në “Puskas Arena” të Budapestit, Hungaria përmbysi gjithçka ndaj Malit të Zi, duke i mundur këta të fundit, me rezultatin thellë, 3 me 1. Goli i Slobodan Rubezic, në minutën e 36’-të për malazezët doli i “pavlefshëm” nga një dopietë e Dominik Szoboszlai, në minutat 67’ e 68’, si dhe nga një gol i Adam Nagy, të shënuar në minutën e 93’-të të sfidës, duke “vulosur” kështu, vendin e parë në grupin G.

Në krahun tjetër, Serbia nuk ka shkuar më shumë se barazimi, 2 me 2, ndaj Bullgarisë, megjithatë edhe 1 pikë mjaftoi, që ballkanasit të siguronin një vendin në fazën finale të kompeticionit. Për serbët golat erdhën nga Veljkovic e Babic, në minutat 17’ e 82’, ndërsa Rusev e Despodov iu përgjigjën kundërshtarëve në minutat 59’ e 69’ të lojës, për të siguruar kështu nga 1 pikë.

Pas përfundimit të këtyre ndeshjeve është koha të mësojmë edhe renditjen finale në këtë grup. Në vendin e parë është Hungaria, me 18 pikë e pasuar nga Serbia, me 14 pikë, Mali i Zi, me 11 pikë, Lituania, me 6 pikë dhe në vendin e fundit të këtij grupi është Bullgaria, me vetëm 4 pikë, në 8 ndeshje.  /i.m /abcnews.al 

SHIKONI GOLAT: 

Hungari 3 – 1 Mali i Zi 

Goli i Slobodan Rubezic, 0-1:

Goli i Dominik Szoboszlai, 1-1:

Goli i Dominik Szoboszlai, 2-1:

Goli i Adam Nagy, 3-1:

Serbi 2 – 2 Bullgari

Goli i Milos Veljkovic, 1-0:

Goli i Georgi Rusev, 1-1:

Goli i Kiril Despodov, 1-2:

Goli i Srdjan Babic, 2-2:

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!