Kreu i agjencisë së OKB-së për refugjatët palestinezë UNRWA përsëriti thirrjen e tij për një armëpushim në Gaza të shtunën, duke thënë se ata po merrnin “imazhe të tmerrshme dhe pamje të dhjetëra njerëzve të vrarë dhe të plagosur” në sulmin izraelit ndaj shkollës së Al-Fakhoura.
“Tmerre të vazhdueshme, një tjetër shkollë @UNRWA që strehonte më shumë se 4000 njerëz është bombarduar disa herë në veri të Gazës. Dhjetëra u raportuan të vrarë duke përfshirë fëmijë. Hera e dytë në më pak se 24 orë që shkollat nuk kursehen. MJAFT, këto tmerre duhet të ndalen”, shkroi ai.
Më herët të shtunën, dhjetëra palestinezë u vranë dhe u plagosën në bombardimet izraelite të qendrës mësimore të drejtuar nga OKB-ja në kampin e refugjatëve Jabalia.
Izraeli filloi sulmet ajrore dhe më vonë një inkursion tokësor pas sulmit të 7 tetorit nga grupi palestinez Hamas. Që atëherë, ata kanë vrarë më shumë se 12,000 njerëz, shumica prej tyre gra dhe fëmijë, dhe kanë rrafshuar mijëra struktura civile dhe ka imponuar një bllokadë të plotë që çoi në mungesë të furnizimeve bazë si ushqime, karburant dhe ilaçe.
/abcnews.al