Padysihim një nga garat më të shumëpritura, të këtij Botërori të Formula 1 ishte dhe “Çmimi i Madh i Las Vegasit”, garë e cila pritej me padurim nga adhuruesit e këtij sporti, mirëpo përveç triumfit të Max Verstappen dhe të skuderisë Red Bull, gjatë garës pati edhe momente tmerri.
“Ylli” i skuderisë McLaren, Lando Norris humbi kontrollin e makinës në xhiron e katërt, teksa kreu një aksident horror, me makinën që humbi kontrollin në hyrje të kthehesës, duke u ngulur me barrierat anësore.
Menjëherë pas përplasjes, 24-vjeçari u dërgua me emergjencë në spital, megjithatë për fatin e tij të mirë ai nuk kishte pësuar asnjë dëmtim serioz e gjithashtu nuk krijoi asnjë problem as për pilotët e tjerë. /i.m /abcnews.al
SHIKONI VIDEON: