“Të Kaltërit” e Italisë arritën një fitore spektakolare, mbrëmjen e së premtes, ndaj Maqedonisë së Veriut, teksa në “Olimpico” të Romës i mundën këta të fundit, e rezulatin e thellë, 5 me 2, duke e lënë gjithçka të hapur për kualifikimin për në përballjen e fundit të fazës kualifikuese, ndaj Ukrainës, me të dyja skuadrat që kanë nga 13 pikë, në grupin C.
Për këtë sfidë disa fjalë i tha edhe “bomberi” i Napoli-t dhe Kombëtares italiane, Giacomo Raspadori, i cili u shpreh se së bashku me shokët e tij të skuadrës janë të bindur se në Leverkusen ndaj përfaqësueses ukrainasse do të presin biletën për në Evropian.
“Ndeshja jonë ishte fantastike, me përjashtim të një 20 minutëshi të çmendur, në të cilin pësuam 2 gola që sigurisht mund të shmangeshim. Por fakti që pas humbjes së penalltisë së Jorginho-s reaguam me dy gola të Chiesa-s dhe gjithashtu me dy gola të tjerë pas 3-2, tregon forcën dhe dëshirën tonë për të shkuar në Evropian.
Tani na mbetet vetëm që të kompletojmë veprën të hënën, në Leverkusen ndaj Ukrainës dhe jemi të bindur që nuk do të dështojmë, por do të presim biletën për në Evropian”,- u shpreh para sfidës, “bomberi” i kampionëve në fuqi të Evropës. /i.m /abcnews.al