Mbrojtja ajrore ukrainase rrëzoi 29 nga 38 dronë gjatë natës nga forcat ruse. Në deklaratën e lëshuar, forcat ajrore të Kievit sqaruan se forcat ruse lëshuan dronët Shahed të prodhuar nga territori rus në disa valë.
Sulmi në disa rajone të Ukrainës zgjati nga ora 20:00 me orën lokale të premten deri në orën 04:00 me kohën lokale sot, të shtunën.
Një nga dronët që i shpëtoi mbrojtjes ajrore të Ukrainës, goditi një objekt energjetik në Odessa, duke plagosur një person.
/abcnews.al