Lampard i jep leje, spanjolli drejt Serie A?

schedule11:32 - 14 Tetor, 2019

schedule 11:32 - 14 Tetor, 2019

Chelsea pritet të bëjë ndryshime në krahun e majtë të mbrojtjes. Marcos Alonso nuk bën pjesë më në planet e Frank Lampard. Daily Star raporton se trajneri i “Bluve të Londrës” ka dhënë leje për largimin e spanjollit.

Alonso mund të rikthehet në Serie A, aty ku është aktivizuar më parë me Fiorentinën. Juventusi dhe Interi janë dy klubet që kanë shprehur interesim për të.

Marcos Alonso

Chelsea nuk do të qëndrojë pasiv dhe ka piketuar pasardhësin e 28-vjeçarit iberik. Lampard ka një preferencë dhe ai është Ben Chilwell, 22-vjeçari i Leicester City. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!