Ndeshjet e kombëtareve mbeten gjithmonë një minë me sahat për klubet. Lojtarë të ndryshëm dëmtohen dhe më pas mungojnë gjatë, duke mos dhënë kontributin e tyre në vazhdim. Neymar, Sanchez, Chiesa dhe Zapata janë disa nga lojtarët që kanë hasur probleme.
Por jo vetëm. Edhe Reali ka marrë një lajm të keq. Mbrëmë u zhvillua ndeshje Uells-Kroaci dhe dy lojtarë të ekipit të Zidane hasën probleme. AS raporton se Gareth Bale dhe Luca Modric kanë pësuar lëndime.
Më serioze duket gjendja e mesfushorit kroat, i cili doli nga fusha duke çaluar. Flitet se 34-vjeçari ka pësuar një dëmtim në këmbën e djathtë. Të dy lojtarët do i nënshtrohen kontrolleve mjekësore të detajuara dhe orët e ardhshme do të përcaktojnë më mirë gjendjen e tyre. /abcnews.al