Gremio triumfoi 1-4 përballë Atletico MG në javën e fundit të kampionatit brazilian, aty ku u shënua edhe një gafë e patolerueshme. Portieri i Atleticos i dha një ndihmesë të madhe miqve me veprimin e tij.
Ishte minuta e 34-t dhe rezultati nuk ishte zhbllokuar akoma. Galhardo, mbrojtësi i djathtë i Gremios, nisi një krosim drejt zonës. Topi përfundoi në shtyllën e parë, por një Zot e di se ku e kishte mendjen Wilson.
Portieri vendas tentoi të largonte topin, por e dreqosi krejtësisht. Një gabim amator duke parë që gjithçka ndodhi në shtyllën e parë dhe krosimi i Gremios nuk kishte asnjëfarë rrezikshmërie. /abcnews.al