Bielsa ul me “këmbë në tokë” Uruguajin: Fitorja nuk na bën më të fortë se Argjentina, mendjen te ndeshja e radhës

schedule14:56 - 17 Nëntor, 2023

schedule 14:56 - 17 Nëntor, 2023

Në “Bombonera”, të Buenos Airesit, përfaqësuesja e Uruguajit i ka dhënë fund serisë së 14 fitoreve radhazi të “albiceleste”-ve, të Argjentinës, duke i mundur këta të fundit me rezultatin e pastër, 2 me 0, falë golave të Ronaldo Araujo e Darwin Nunez.

Pas ndeshjes, tepër i kënaqur fitoren ndaj kampionëve të botës në fuqi u duk të ishte edhe teknikut i uruguajanëve, Marcelo Bielsa, mirëpo, në fjalën e tij për mediat uli entuziazmin në duke ftuar djemtë e tij të fokusohen te ndeshjet e radhës.

“Mundëm Argjentinën, por fitimi i Kupës së Botës nga ana e tyre nuk harrohet. Ky sukses nuk na bën më të fortë se ta, vlerësimet dhe elozhet për fitoren tonë janë të ekzagjeruara. Nuk ishte një ndeshje që u vendos nga aspektet taktike.

Ne u mbrojtëm shumë, dhe sipas mendimit tim u mbrojtëm mirë. Nga rikuperimi i topit arritëm të krijonim momente të mjaftueshme futbolli të bukur për të shënuar golat e fitores.Tani duhet të fokusohemi te sfidat e tjera, pasi shtohet dëshira dhe kërkesa për të regjistruar suksese të tjera”,- u shpreh tekniku argjentinas. /i.m /abcnews.al