VIDEO/ E pabesueshme, 32-vjeçarja me dy mitra mban fetuse në të dyja

schedule14:08 - 17 Nëntor, 2023

schedule 14:08 - 17 Nëntor, 2023

Një grua nga Alabama me dy mitra po mban nga një vajzë në secilën prej tyre në atë që mjekët thonë se është një shtatzëni “e pabesueshme”.

32-vjeçarja Kelsey Hatcher, tashmë nënë e tre fëmijëve, ka lindur me një anomali të rrallë, të quajtur ‘didelphys uterus’, pra me dy mitra.

Gruaja e zbuloi pranverën e kaluar kur u diagnostikua me këtë shtatzëni të rrallë. Kur ajo i tha burrit të saj lajmin, ai nuk mund ta besonte.

“Ti po më gënjen”, “Jo, nuk po të gënjej”, i thashë”, tregoi 32-vjeçarja për NBC News.

Siç raporton gazeta britanike The Guardian, vetëm një përqindje prej rreth 0.3% e grave shfaqin këtë anomali të veçantë, e cila formohet në një fazë të hershme të shtatzënisë, rreth tetë javë, në fetusin femër. Në rastin e Hatcher, “është befasuese që të dy uteruset kanë ovuluar në të njëjtën kohë ose afërsisht“, tha Dr. Haley Miller, një anëtare e Shoqatës Amerikane të Obstetërve dhe Gjinekologëve.

Ndërkohë që gruaja po përgatitet të mirëpresë dy foshnjat e saj në botë, mjekët po përgatiten për lindjen e vështirë. Foshnjat mund të lindin disa orë ose ditë larg njëra-tjetrës pasi dy mitra mund të kontraktohen në mënyrë të pavarur. Mjekët e 32-vjeçares theksuan rreziqet e një seksioni cezarian te një grua me dy mitra, si për shembull se humbja e gjakut mund të ishte më e madhe pasi do të duheshin dy seksione. Hatcher pritet të lindë vajzat e saj në ditën e Krishtlindjeve dhe nuk është ende e qartë nëse foshnjat do të kualifikohen si binjake pasi ato nuk u zhvilluan në të njëjtën mitër./abcnews.al