Një djalë 10-vjeçar vdiq tragjikisht pas sulmit nga një majmun, i cili i nxori zorrët në një sulm pranë një tempulli në Indi. Policia tha se djali, i identifikuar si Dipak Thakor, u vra kur një grup majmunësh sulmuan djalin dhe miqtë e tij ndërsa ata po luanin pranë një tempulli në Salki, një fshat i vogël në shtetin perëndimor të Gujarat, të martën.
Ai dhe shokët e tij janë sulmuar dhe një majmun ka arritur të vrasë 10-vjeçarin.Edhe pse ai u dërgua në spital, ai nuk arriti të mbijetonte.
Oficeri shtoi se ky ishte sulmi i tretë nga një grup majmunësh vetëm këtë javë. Një zyrtar tha se ai dhe ekipi i tij janë përpjekur të kapin kafshët vrasëse prej shumë kohësh tashmë.
“Ka një grup të madh majmunësh në fshat. Dy prej tyre janë kapur. Po bëhen përpjekje për të kapur një tjetër”.
/abcnews.al