Deputetja e Partisë Demokratike, Oriola Pampuri thotë se buxheti i vitit 2024 nuk është me aq nota optimiste sa paraqitet dhe se paratë duhet të menaxhohen dhe të shkojnë aty ku ka më shumë nevojë.
Në emisionin “Real Story” në ABC News, Pampuri u shpreh se koncensionet, sidomos në shëndetësi janë korruptive.
Ndër të tjera, Pampuri nënvizoi se mbështet çdo iniciativë të SPAK dhe shtoi se kjo strukturë po jep shpresë në goditjen e korrupsionit në nivele të larta.
“Nëse ne e analizojmë përgjatë kësaj periudhe, unë si deputete e PD së bashku me këshilltarë dhe ekspertë të ekonomisë pranë PD, e kemi shqyrtuar të gjithë projektbuxhetin dhe nuk është me nota aq optimiste sa paraqitet. Nëse e analizojmë në sektorë të ndryshëm, nuk mund të themi rritjen e pensioneve, pra indeksimi, inflacioni, fakti që për pensionistët, rriten pensionet vetëm me 500 lekë të reja në muaj për çdo pensionist, kjo nuk mund të bëjë pjesë te ajo rritja e madhe që do të zgjidhë hallet e 700 mijë pensionistëve. Buxheti duhet parë në këndvështrimin që paratë të menaxhohen dhe të shkojnë aty ku ka më shumë nevojë. Vërtet ka nevojë sot për të paguar prapë koncensione dhe PPP?
Vërtet sot ka nevojë që sot të alokohen, 135 milionë euro vetëm për koncensione, posaçërisht 50 milionë euro për shëndetësinë? Kemi parë koncensionin e sterilizimit që është në hetim, check up dhe PPP që nuk kanë pasur rezultat, rezultati ka qenë gjithnjë korrupsioni në këtë sektor dhe në sektorët ku ka pasur koncensione dhe PPP.
Sa i përket progres raportit, sigurisht kishte pika ku shikohej progres, por kishte pika në të cilat duhet të ndalemi, korrupsioni. Niveli i korrupsionit në progres raport nuk ka ndryshuar. Nuk kemi një pikë ku korrupsioni të ketë ulje. Nga SPAK? Këtu ndalemi. Këtu ka filluar të kemi shpresë, aty ku është drejtësia. SPAK është ajo strukturë, le të mos mburret Rama me SPAK. Prej Ramës nuk është bërë. Mbështes çdo iniciativë të SPAK. Aty ku flet drejtësia e pavarur, aty të gjithë do duhet të heshtim”, theksoi ajo./abcnews.al