Prej orës 18:00 ka nisur protesta e paralajmëruar nga banorët e Unazës së Re.
Përveç liderit të opozitës, Lulzim Basha, gazetari i ABC News, Andi Qosja raportoi se të pranishëm janë edhe përfaqësues të tjerë të PD-së si Klevis Balliu, Sahit Dollapi, anëtarë të Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe aktorë të shoqërisë civile, të cilët i janë përgjigjur thirrjes së banorëve.
Ndërkohë pjesëmarrja e protestuesve këtë herë është më e lartë krahasuar me ditët e tjerë të protestave. Me nisjen e protestës u bllokua dhe një pjesë e rrugës. Qarkullimi kryhet vetëm në një aks.
Ndërkohë pjesa e shoferëve të ngecur në trafik prej 15 minutash kanë filluar t’u bien borive. Të pranishëm në tubim janë edhe forca të shumta policie. Banorët e Unazës së Re janë kundër projektit të qeverisë dhe protestojnë prej gati një viti.