Sllovakia nuk do të dërgojë më ndihmë ushtarake në Ukrainë

schedule17:23 - 14 Nëntor, 2023

schedule 17:23 - 14 Nëntor, 2023

Ministri sllovak i Mbrojtjes Robert Kaliniak informoi Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg se Sllovakia nuk do ta furnizojë më Ukrainën me armë dhe municione.

“Ministri sllovak i Mbrojtjes Robert Kalinak u takua në Bruksel me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, dhe me atë rast e informoi për përfundimin e ndihmës ushtarake për Ukrainën nga magazinat e Forcave të Armatosura Sllovake”, njoftoi Ministria e Mbrojtjes sllovake.

Megjithatë, shtohet se Sllovakia do të vazhdojë të mbështesë Ukrainën me një gamë të gjerë ndihmash humanitare dhe mbështetje teknike, përdorimi i të cilave nuk çon në vdekje, thuhet në njoftim, duke shtuar se vendimi i ri i qeverisë sllovake respektohet nga NATO.

Vendimi për të ndaluar dërgimin e ndihmës ushtarake shtetërore në Ukrainë u mor nga qeveria e kryeministrit sllovak Robert Fitz, i cili mori detyrën më 25 tetor./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!