Tre ekipe me pikë të plota në grupin A të Kategorisë së Dytë. Maliqi, Albpetroli dhe Këlcyra ia kanë dalë të fitojnë edhe ndeshjet e javës së tretë. Patosarakët shënuan në minutat shtesë ndaj Memaliajt dhe morën pikët e plota.
E ndezur ka qenë sfida mes Këlcyrës dhe Tomorit, që u mbyll me rezultatin e ngushtë 1-0. Tre kartonë të kuq u akorduan nga arbitri i ndeshjes dhe beratasit marrin një tjetër rezultat negativ. Në rrugë të mbarë është Maliqi, që edhe këtë sezon e nis si duhet. Sot kanë mposhtur Naftëtarin me shifrat 2-0.
Gara në grupin B është mjaft interesante, pasi sot kanë triumfuar edhe Butrinti e Delvina. Skuadra sarandiote shpërtheu ndaj Tepelenës, duke shënuar katër gola. Delvina mposhti në transfertë Gramozin dhe shkoi në kuotën e shtatë pikëve. Një tjetër ndeshje e luajtur sot është ajo mes Përmetit dhe Selenicës, me vendasit që regjistruan triumfin e parë me rezultatin 2-0.
KATEGORIA E DYTË – JAVA 3
E diel, më 13 tetor, ora 14:00
GRUPI B
Këlcyra-Tomori 1-0
Maliqi-Naftëtari 2-0
Butrinti-Tepelena 4-0
SHS Përmeti-Selenica 2-0
Gramozi-Delvina 0-1
Memaliaj-SHS Albpetrol 0-1
/abcnews.al

