Humbja ndaj Empoli-t të shqiptarëve i dha fund “aventurës” së francezit, Rudi Garcia, në krye të pankinës së kampionëve të Italisë, me Presidentin e Napoli, Aurelio De Laurentiis që vendosi ta shkarkojë me të mbaruar ndeshja, 59-vjeçarin dhe prej 3 ditësh tashmë janë në kërkim të një tekniku të ri.
Fillimisht u përfol se në vendin e tij do të vinte kroati, Igor Tudor, me 45-vjeçarin, që ka një sërë eksperiancash në arenën ndërkombëtare, teksa ka drejtuar ekipe si Marseille, Udinese, Hellas Verona, Galatasaray, si dhe ka qenë përgjatë 1 viti asistent i teknikut, Massimiliano Allegri, te “bardhezinjtë” e Juventus.
Mirëpo, problem për transferimin e kroatit mbetet kohëzgjatja e kontratës, me De Laurentiis, që nuk pranon të japë një kontratë, e cila zgjat më shumë se 1 vit dhe në krahun tjetër, Tudor kërkon dy, kështu që prej ditës së djeshme palët janë duke negociuar dhe ende nuk është gjetur akordi dhe nuk dihet nëse do të gjendet.
Megjithatë, Igor Tudor nuk është i vetmi kandidat për të “stolin” e 3 herë kampionëve të Italisë, pasi këtë të martë, në mediat italiane po qarkullon me shpejtësi lajmi, se Presidenti i Napoli ka nisur negociatat me një “specialist” të Serie A dhe ai quhet Ëalter Mazzarri.
Ndryshe nga teknikut kroat, 62-vjeçari, ish-trajner i Inter, Torino, Sampdori, Reggina, Cagliari e Napoli, ku arriti të fitojë me këta të fundit, Kupën e Italisë, si dhe t’i rendisë të dytët në sezonin 2012-2013, është i gatshëm të pranojë një kontratë 1-vjeçare, për t’u rikthyer te Napoli i tij i dashur, teksa ndryshe nga sezoni i fundit, ku italiani ishte në jugun e Italisë, niveli i skuadrës është rritur ndjeshëm dhe duke parë gjëndjen e pikëve në Serie A, mund të thuhet se janë ende në garë për titullin kampion. /i.m /abcnews.al